14.5 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Tuxharllëku për Suharekën – “Drenasi Nr. 2”

- Advertisement -

Nga Avni Arifi

Në histori nuk njihet ndonjë rast që LDK-ja ta ketë fituar ndonjë komunë në Kosovë në formën siç po tenton ta fitojë Suharekën.
LDK-ja i ka fituar komunat tradicionalisht me kuadro të përzgjedhura, me program të mirë, me besim dhe me votë popullore.

Në Suharekë kësaj radhe është ndryshe:

I dhanë tenderin për sheshin “Xhorxh Bush” në Prishtinë Blerim Kuqit me partner nga Shqipëria, njërit nga figurat kryesore të AAK-së që vjen nga kjo komunë, në vlerë prej 18 milionë eurosh.

Blerim Kuqi harroi respektin dhe nderin e pamerituar që i kishin bërë Haradinajt dhe AAK-ja me vite, dhe përnjëherë, brenda natës, doli në LDK.
Që prej asaj kohe, njerëzit e Suharekës thonë se çdo ditë po zhytet në borxhe për ta mundur mikun e tij të dikurshëm, Bali Muharremajn, vetëm që ta bindë lidershipin e LDK-së se është me ta.

Flitet se perpiqet të bëjë koalicion të fshehtë me Sami Lushtakun që ta marrë votën e PDKs në Suharekë dhe pas fitores së Ardian Shalës, ta kthejnë Suharekën në “Drenas të dytë”, pa Ramizin.
Gjithçka tuxharllëk pa parime që ilustrohet me foton e bashkangjitur te Kuqit me Lushtakun keto dite
Jam i sigurt se qytetari i Suharekës është i pjekur politikisht për ta parë se çka po i zihet.

Të ngjashme

Të fundit