Kryeministri polak Donald Tusk tha se ushtria polake regjistroi 19 ndërhyrje me dronë në hapësirën ajrore të vendit gjatë natës.
Duke folur para parlamentit polak, Tusk tha se tre – ose ndoshta katër – dronë u rrëzuan nga avionë polakë dhe të NATO-s që u ngritën në ajër për t’u përballur me kërcënimin, raporton BBC.
Tusk thotë se një numër i konsiderueshëm dronësh fluturuan në vend nga Bjellorusia . Droni i fundit që u rrëzua ishte në orën 06:45 sipas kohës lokale.
Për këtë situatë deritash nuk ka pas reagim nga Rusia.