20.4 C
New York
Monday, September 8, 2025

Buy now

Turqia poshtërohet nga Spanja

- Advertisement -

Kosova është mposhtur 4-0 nga Zvicra në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Botërorin 2026, por rezultatet e fundit në grupe tregojnë se kombëtarja kosovare nuk ishte e vetmja me një fat të tillë. Turqia ka pësuar një humbje edhe më të thellë, duke u demoluar nga Spanja me rezultat 6-0, ndërsa Kazakistani është deklasuar me rezultat 6-0 përballë Belgjikës.

Spanja ka dominuar në Konya ndaj Turqisë, ku Pedri dhe Mikel Merino kanë shënuar nga dy gola, ndërsa Ferran Torres dhe Oyarzabal e kanë vulosur një fitore të thellë.

Edhe Belgjika e ka shfaqur forcën e saj përballë Kazakistanit. Kevin De Bruyne dhe Jeremy Doku kanë shkëlqyer me gola dhe asistime, duke i dhënë “Djajve të Kuq” një fitore të thellë 6-0, e cila i mban në garë për kreun e Grupit J.

Në ndeshje të tjera, Holanda ka fituar me vështirësi 3-2 ndaj Lituanisë, ndërsa Gjermania është rikthyer te fitorja duke mposhtur Irlandën e Veriut 3-1.

Të ngjashme

Të fundit