Kombëtarja e Turqisë është finalistja e parë e “play-off” për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Në Stamboll, Turqia pak çaste më parë mposhti Rumaninë me rezultatin minimal 1:0.
Golin e vetëm në takim, e shënoi Ferdi Kadioglu në minutën e 53-të, pas asistimit të Arda Guler.
Në finale të “play-off”, Turqia pret fituesin e ndeshjes Sllovaki – Kosovë, që luhet në Bratisllavë nga ora 20:45.
Nëse fiton Kosova, atëherë më 31 mars në Prishtinë përballet me Turqinë për një vend në Botëror.






