6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Turqia mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen e lirë

- Advertisement -

Turqia ka mirëpritur marrëveshjen e re mes Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes në pikat kufitare në të dyja vendet.

Siç raporton “Anadolu Agency”, në deklaratë e lëshuar nga Ministria e Jashtme e Turqisë, thuhet se Turqia shpreson që të dyja palët të merren vesh edhe për çështjen e targave.

“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pikat kufitare me letërnjoftime. Shpresojmë që palët të bien dakord për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave, sa më parë”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Duke vënë në dukje se ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu foli në telefon me homologët e tij kosovarë dhe serbë për të zbutur tensionin, ai tha se Turqia gjithashtu ka vazhduar t’u bëjë thirrje palëve që të veprojnë me përmbajtje.

“Turqia, si një vend ballkanik, i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe mbështet zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, si dhe iniciativat për këtë qëllim. Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, shtoi ai.

Kosova dhe Serbia më 27 gusht kanë arritur marrëveshje për heqjen dorë nga lëshimi i dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e dy shteteve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit