11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Turqia me falënderim të veçantë pas tërmetit, publikon videon e shpëtimit të 2-vjeçares nga FSK-ja

- Advertisement -

Pas tërmetit të fortë e shkatërrues 7.8 ballë që goditi më 6 shkurt Turqinë dhe preku edhe Sirinë, në ndihmë kanë shkuar dhjetëra ekipe e mijëra njerëz për kërkim-shpëtim dhe ndihmë për të prekurit.

Kosova menjëherë një ditë pas tërmetit të së hënës dërgoi ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar në nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat në një prej zonave më të dëmtuara. Trupat e Kosovës zbarkuan në Hatay të Turqisë, një qytet të cilin vetë ata e quajtën një “tmerr”.

Pas ekipit të FSK-së, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dërgoi ekipin e saj po ashtu në Hatay. Të dy këto ekipe nxorën të mbijetuar nga rrënojat, përfshirë edhe fëmijë.

“Gjendja atje që ka qenë, pak është të themi tmerr. Është komplet një qytet i shuar”, ka thënë një prej pjesëtarëve të FSK-së që mori pjesë në shpëtim.

E disa ditë më pas, kur rastisi të ishte edhe Dita e Pavarësisë së Kosovës, Turqia ka falënderuar të gjitha shtetet që e ndihmuan, përfshirë edhe Kosovën.

Në gjuhët e 145 shteteve ndihmëse, përmes një video të shpërndarë nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Turqia ka falënderuar ato dhe organizatat ndërkombëtare.

“Miku i mirë shihet në ditë të vështira! Jemi mirënjohës”, ka shkruar ministri Mevlut Cavusoglu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit