Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan tha se vendimi i Izraelit që në Gaza të bllokojë energjinë elektrike dhe ujin, është kundër ligjit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
Ai po ashtu denoncoi planet e ShBA-së për të dërguar një aeroplanmbajtëse në rajon, sepse sipas Erdoganit kjo mund të bëhet shkak për masakra, raporton Al Jazeera.
“Çfarë po bën aeroplanmbajtësja amerikane në Izrael? Çfarë po vjen për të bërë? Ajo do të rrëzojë Gazan duke goditur zonat përreth dhe do të fillojë të kryejë masakra të rënda”, tha presidenti turk.