19.4 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Turqia e gatshme të ndërmjetësojë në konfliktin Izrael-Iran, thotë Erdogan

- Advertisement -

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun iranian Masoud Pezeshkian të hënën, duke diskutuar tensionet në rritje midis Izraelit dhe Iranit, si dhe çështje më të gjera rajonale dhe globale, raporton Anadolu Agency.

Bëhet e ditur se, gjatë bisedës, Erdogan ka thënë se Turqia është gati të luajë një rol ndërmjetësues për të ndihmuar në uljen e tensioneve dhe për të mbështetur rikthimin e negociatave bërthamore.

Lideri turk poashtu ka theksuar rëndësinë që Ankaraja i jep ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kujtojmë se tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga e premtja, pasi Izraeli nisi sulme të koordinuara ajrore në shumë vende në Iran, përfshirë objektiva ushtarake dhe bërthamore, çka nxiti Teheranin të përgjigjej me sulme hakmarrëse.

Të ngjashme

Të fundit