Turqia ka mposhtur Republikën Çeke, duke e eliminuar përfundimisht nga Kampionati Evropian “Euro 2024”.
Përballja mes Çekisë dhe Turqisë ishte mjaftë interesant, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:2 në të mirë të turqve.
Edhe pse ishte finale për çekët, lojtari Antonin Barak bëri një gabim amator duke marrë dy kartonë të verdhë, andaj edhe u përjashtua pas vetëm 20 minutave lojë.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi ngase asnjëra nga kombëtaret nuk arritën t’i finalizonin aksionet.
Turqia ishte më e mirë në pjesën e dytë, duke kaluar menjëherë në epërsi përmes yllit të Interit Hakan Calhangolu, që realizoi me një goditje precize pas asistimit të Yuksek (51’).
E tëra që bëri Çekia ishte goli i barazimit përmes Tomas Soucek, që përfitoi nga një gabim amator i portierit turk (66’).
Republika Çeke në fakt arriti të shënonte prapë përmes Kuchta, mirëpo që goli iu anulua shkaku i një faulli të bërë në ndërtimin e aksionit.
Derisa Çekia po synonte përmbytjen, Turqia zhvilloi në fund zhvilloi një kundëraksion me Cenk Tosun që vulosi fitoren pas asistimit të Kokcu (90+4′).
Kësisoj, Turqia vazhdon tutje si vend i dytë në grupin F, derisa Çekia përshëndetet me “Euro 2024”.