-2.1 C
New York
Tuesday, January 7, 2025

Buy now

Turpi u pabarazisë: Komuna e Zveçanit dhe anashkalimi politik

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili, kandidate për deputete nga radhët e PDK-së me numrin 41

Kryetari i komunës, z. Ilir Peci, ka ekspozuar një situatë të qartë të anashkalimit politik nga pushteti qendror, veçanërisht nga kryeministri Albin Kurti.

Ai ka deklaruar se asnjë kërkesë e komunës nuk është plotësuar nga ana e kryeministrit, përfshirë edhe sigurimin për mbrojtje të afërt që ia kishte premtuar personalisht kryeministri Kurti por nuk e kishte realizuar kurrë, ndryshe nga rasti me dy kryetarët nga rradhët e LVV-së në këto komuna. [Kujtojmë faktin se ndërtesa e komunës së Zveçanit ishte goditur me granatë dy herë vetëm brenda një jave!]

Kjo sjellje është një shembull i pastër i keqpërdorimit të pushtetit, duke minuar qeverisjen e mirë dhe besimin e qytetarëve.

Pabarazia në shpërndarjen e burimeve dhe fondeve të qeverisë qendrore është e papranueshme si praktikë por ka qenë e pranishme për të gjitha komunat në Kosovë që nuk janë qeverisur nga LVV!.
Por rasti i administratave komunale në veri është kupolla e hipokrizisë së kryeministrit Kurti për shumë arsye.

Përzgjedhja e preferencave të kryeministrit në favor të komunave si Leposaviqi, duke lënë pas dore Zveçanin, tregon trajtim preferencial të komunave për arsye politike vetëm të pushtetit së tij, në dëm të unitetin kombëtar dhe barazisë së qytetarëve.

Kjo situatë duhet të konsiderohet një turp i madh për një qeveri që pretendonte të ndërtojë një shoqëri të drejtë dhe demokratike!

Drejtësia dhe barazia nuk janë privilegje që një kryeministër ua jep kujt atij i teket; ato janë të drejta të patjetërsueshme për të gjithë.

Pushtetet shkojnë e vijnë, Zveçani mbetet sepse edhe ajo komunë është e Kosovës, z.Kurti!

Është koha që të gjithë qytetarët të kërkojnë një qeverisje të drejtë dhe të barabartë për të gjitha komunat.

#bedrihamzakryeminister
#besaismaili41
#kosovamundetmëmirë

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit