Në marshin e organizuar nga “Liria ka emër” u panë figura të ndryshme politike dhe shoqërore, mirëpo jo edhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Kryeministri, jo vetëm që nuk ishte prezent në shesh, por nuk e tha as edhe një fjalë në rrjete sociale për marshin masiv që mbushi kryeqytetin.
Postimi i fundit i kryeministrit është për Ditën Botërore të Autizimit dhe aktivitetin e tij me disa fëmijë me autizëm, mirëpo komentuesit i janë kthyer shumë keq për mungesën e tij në marsh.
“Turpi të mbuloftë o Kurtoviq, pse nuk ishe sot në Prishtinë në Marshin për UÇK-në?”, – i mllefosur ka shkruar një qytetar duke kërkuar arsyen për mungesën e tij.
“N’protestë u duftë me kanë o injorant, o gjak i prishtë.” – ka shkruar një tjetër qytetar.
“Pse nuk dole në protestë, a të bërtet Vuçiqi a, matrapaz.” – ka shkruar një komentues.
Çfarë than Kurti dhe VV-ja për marshin?
Tri ditë më parë Kurti ka bërë një deklaratë të çuditshme në lidhje me marshimin për drejtësi e në solidaritet me ish-krerët e UÇK-së, në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës.
Ani pse organizmi i këtij marshit bëri jehonë gjithë andej, Kurti deklaroi se nuk kishte dëgjuar për këtë iniciativë.
“Po e shoh organizatorin edhe kërkesat edhe po e vlerësoj. Me iu thanë të drejtën nuk e kam dëgjuar deri më sot këtë iniciative, por, si është dita ime këtu, ndonëse duket afër, 2 prilli i së dielës ka ca kohë.” – tha dje Kurti.
Por vetëm një ditë pas, Lëvizja Vetëvendosje doli me një deklaratë duke mbështetur marshin solidarizues për Hashim Thaçin dhe të tjerët.
VV-ja, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se lufta çlirimtare e Kosovës është një prej ngjarjeve historike me të vlefshme.
“Lufta jonë çlirimtare është prej ngjarjeve historike më të vlefshme që kemi. Falë kësaj lufte të drejtë, sakrificës, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorëve dhe martirëve tanë, gëzojmë lirinë dhe shtetin që e kemi sot. Instanca të njëpasnjëshme gjyqësie kanë provuar ta gjykojnë luftën tonë çlirimtare por asnjëra nuk gjeti asgjë andaj edhe u formua kjo gjykatë e padrejtësisë speciale që po i mbanë krerët e luftës tonë në Hagë.” – shkruan VV-ja.
Por sërish VV-ja e ka përmendur vetëm Rexhep Selimin me emër, ish-deputet i VV-së, duke i anashkaluar emrin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, që po ashtu janë të paraburgosur në të njëjtën akuzë sikurse Selimi.
“Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit tonë parlamentar, anëtarit të Kryesisë, që së bashku me Lëvizjen ishin kundër themelimit të kësaj gjykate, i është këputur përgjysmë angazhimi i rëndësishëm e kontributi i mirë për vendin. Por, është e sigurt se Rexha ashtu siç ka kryer secilën punë me sukses do të dali fitimtar edhe në betejën e radhës.” – vlerësoi VV-ja.
“Marshimi për Drejtësi”
Një ditë para fillimit të gjyqit në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mijëra qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës u mblodhën në kryeqytetin Prishtinë për të kërkuar drejtësi dhe për t’i kujtuar botës se UÇK-ja luftoi për liri dhe drejtësi në Kosovë. Ata mbajtën pankarta me shkrimin “Liria ka emër”, “Historia nuk mund të rishkruhet”, “Drejtësi, jo politikë”, duke kërkuar që procesi gjyqësor në Hagë të jetë i drejtë dhe i paanshëm.
Kjo protestë u vlerësua si një nga organizimet më të mëdha në Kosovën e pasluftës, megjithëse nuk dihet numri i saktë i pjesëmarrësve.
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së i cili fillon më 3 prill në Gjykatën Speciale në Hagë u cilësua nga qytetarët si i “padrejtë” të cilët bën thirrje që ish-krerët e UÇK-së të lirohen sa më parë. /Nacionale/