-1.3 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

“Turpi i turpit”, Tahiri i AAK-së kërkon sqarim nga Kurti dhe VV-ja për përgjimet e Kusari-Lilës

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me Sllavko Simiqin e Listës serbe.

Tahiri ka reaguar pas deklaratës së Kusari-Lilës për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai tutje ka thënë se Kurti dhe VV-ja duhet ta sqarojnë popullin për këtë skandal.

Postimi i plotë:

Është tragjedi dhe cinizëm i skajshëm, t’i referohesh atyre që kanë derdhur gjakun për këtë vend, me indiferencë dhe motivacion të ultë politik. Si është e mundur që figurës së Ramush Haradinajt dikush t’i referohet në kontekst të lojërave e skenareve politike të thurura fshehtas me ata që sfidojnë shtrirjen e sovranitetit shtetëror dhe funksional.

Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të ta sqarojne popullin per kete skandal dhe ta marrin gjithë përgjegjësinë mbi vete!

Ky nuk është niveli zero, ky është një nën-nivel apo minus zero, është turpi i turpit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit