Dalja e papritur e Bardhit nga shtëpia e “BBVIP” duket se ka shkaktuar një “dramë” të re, por më shumë jashtë reality show-t se sa në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa si për t’i hedhur “benzinë zjarrit” janë deklaratat e Sarës, që mesa duket kanë nxitur një zinxhir debatesh në rrjet, sidomos mes saj dhe menaxherit të këngëtarit.
Nuk ka një përplasje direkte mes tyre, por ka thumbime dhe ironi, madje edhe paralajmërime nga Sara, ndërsa situata qëndron në pikën ku Bardhi ndodhet pranë familjes së tij, ka reaguar duke treguar edhe nënën në spital, ndërsa nuk ka asnjë reagim pro apo kundër Sarës, madje nuk e ndjek as në Instagram.
Pikërisht në lidhje me këtë fakt të fundit, Sara ka postuar edhe një story, ku kërkon Bardhin që ta ndjekë në Instagram (duke nënkuptuar menaxherin e tij), ndërsa në lidhje me këtë, ka reaguar një ish-banor i shtëpisë, Fatjoni, i cili që në momentet e para të kësaj “drame” ka qenë në fakt i pozicionuar kundër qëndrimit të Sarës. Në lidhje me këtë ai ka postuar këtë story në Instagram:
Duket se “drama” nuk është aspak në fund, përkundrazi.