25.9 C
New York
Sunday, August 24, 2025

Buy now

Turisti francez shpëtohet nga mbytja pranë shkëmbinjve të Gjipesë

- Advertisement -

Pasditen e së dielës, pranë shkëmbinjve të Gjipesë, është shpëtuar një turist francez që rrezikonte të mbytej. Pushuesit që ndodheshin në zonë kanë njoftuar menjëherë policinë kufitare, e cila u nis me shpejtësi nga Dhërmiu dhe arriti të ndërhynte në kohë.

Turisti, i identifikuar si Hassabou Elias, 38 vjeç, me shtetësi franceze, kishte pësuar një problem shëndetësor në shpinë që i pamundësonte lëvizjen e pjesës së poshtme të trupit, duke e vënë në pamundësi për të notuar.

Sipas Top Channel, falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë kufitare, ai u shpëtua dhe u transportua në breg. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Të ngjashme

Të fundit