Home Lajme Botë Turi në Lindjen e Mesme, Antony Blinken mbërrin në Jordani

Turi në Lindjen e Mesme, Antony Blinken mbërrin në Jordani

0
Turi në Lindjen e Mesme, Antony Blinken mbërrin në Jordani

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në kryeqytetin jordanez të Amanit, si pjesë e një udhëtimi njëjavor në rajon mes tensioneve të përshkallëzuara.

“Jordania është një partner jetik për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së konfliktit në rajon dhe ne jemi mirënjohës për udhëheqjen e tyre në lehtësimin e ndihmës për civilët në Gaza”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller në një postim në mediat sociale të shtunën, shkruan Al Jazeera.

 

Më herët, Blinken vizitoi  Turqinë ku mbajti takime me Presidentin e këtij vendi Rexhep Tajip Erdogan, por gjithashtu edhe me ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan.

Zyrtari i lartë amerikan diskutoi me presidentin turk mbi luftën në Lindjen e Mesme dhe rëndësinë e përpjejet që duhen bërë që ky konflikt të mos përhapet./

Exit mobile version