Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë me dije se gjatë ditës do të ketë reduktime të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kjo për shkak të turbullirave të larta në kanalin e Ibër-Lepencit, pas reshjeve të dendura të shiut.
Sipas KRU-së, ITU-ja në Shkabaj mbetet jashtë funksionit, transmeton IndeksOnline.
“Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 – 17:00 në këto zona: Fushë-Kosovë, Obiliq, dhe një pjesë e lagjes Kalabria në kryeqytet. Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00” thuhet në njoftim.
Ky është njoftimi i plotë:
- NJOFTIM PËR FURNIZIM ME UJË
- Të nderuar konsumatorë,
për shkak të turbullirave të larta në kanalin Ibër-Lepenc, si pasojë e reshjeve të dendura, ITU Shkabaj është jashtë funksionit.
Si rrjedhojë, priten reduktime në furnizimin me ujë nga ora 10:30 – 17:00 në këto zona:
▪️ Fushë Kosovë
▪️ Obiliq
▪️ Një pjesë e lagjes Kalabria – Prishtinë
Zonat e lartcekura do të furnizohen me ujë nga ora 17:00 deri në 22:00.
Ndikime mund të ketë edhe në zona të tjera të kryeqytetit.
Ekipet tona janë në terren dhe po monitorojnë situatën vazhdimisht. Furnizimi do të rikthehet sapo të stabilizohen parametrat.
Me ITU Albanik dhe Badoc po trajtohet ujë me kapacitet maksimal.






