23.1 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

Tuneli i Kurrizit shndërrohet në qendër kulturore dhe komunitare, vihet në funksion në fillim të korrikut

- Advertisement -

Një nga hapësirat më të errëta dhe të neglizhuara të Prishtinës, tuneli i Kurrizit, po shndërrohet në një qendër të re kulturore dhe komunitare, falë projektit “Tuneli artistik i Kurrizit”, i cili është në përfundim e sipër dhe pritet të vihet në funksion në javën e parë të muajit korrik.

Kështu bëri të ditur për Ekonomia Online drejtori i Transformimit në Komunën e Prishtinës, Gëzim Kastrati.

Ai tha se ky projekt ka për qëllim ta kthejë këtë zonë nga një vend problematik në një hapësirë me shumë funksione për qytetarët.

“Ashtu siç e ka edhe emrin ky projekt ‘Tuneli artistik i Kurrizit’, ka të bëjë me një gamë të ndryshme të aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë tunel. Deri tani ka qenë vetëm një pjesë e errët e qytetit të Prishtinës, me papastërti, me ndytësira, me aktivitete të ndryshme, të dëmshme më mirë të thuhet. Tani po e kthejmë në një kulturë të re”, tha Kastrati.

Ai njoftoi se hapësira tashmë do të ofrojë një sërë aktivitetesh dhe ngjarje të ndryshme sipas një programi që do të menaxhohet nga Drejtoria e Kulturës.

“Tash kemi edhe ekspozita, edhe memorie kolektive, edhe marketing, edhe treg të gjelbërt, treg javor, aktivitete të ndryshme, festa gjatë ditëve të ndryshme” shtoi ai.

Kastrati sqaroi se puna është zhvilluar brenda afateve të kontraktuara, me gjithë disa vështirësi gjatë ndërtimit.

“Ky projekt afatin e ka pasur tetë muaj, plus një muaj shtesë. Ne jemi në përfundim të muajit të tetë, kështu që jemi brenda të gjitha afateve, përkundër telasheve dhe problemeve që kemi pasur gjatë ndërtimit. Mirëpo, siç po shihet, ka përfunduar çdo gjë dhe për javën e parë të korrikut do të jetë në funksion,” tha ai.

Sa i përket kostos së projektit, drejtori Kastrati tha se vlera është 1.2 milion euro dhe është një kornizë e punëve shtesë, të cilat do të bëhen të ditura në fund të punimeve.

Të ngjashme

Të fundit