Prive Klan Kosova kësaj radhe për publikun e vet ka sjellë pesë gjëra interesante për këngëtaren Tuna Sejdiu.
Tuna është e apasionuar pas veshjeve unike. Pra, këngëtarja cilësohet si e varur nga shopingu unik. Nuk është nga ato fytyrat publike që ndikohet nga trendet, siç edhe e ka dëshmuar ndër vite, por nga ato që vesh janë brende të panjohura, por sa me unike.
Këngëtarja e shumë hiteve është fanse e madhe e Gin-it. Pra, diçka është e sigurt: Tuna kur është jashtë pija që porosit veç dihet cila është. Gëzon lloj-lloj shije nga ato si edicione të limituara e deri te të zakonshmet nga brende të ndryshme të pijes “Gin” në minibarin e saj në shtëpi në Shkup.
Tuna mbërrin të duket gjithmonë bukur, por një fakt interesant për të është që ajo nuk di të grimohet vet. Fati që është e bukur dhe duket mirë në secilën paraqitje.
Dikush do mendonte a thua sa fitojnë këngëtarët nga muzika. Shumë zakonisht. Por interesantja qëndron në atë që Tuna 80% të të ardhurave të saj nga muzika, i shpenzon ne
projekte te reja muzikore. Pra, matematika e saj është që paratë t’i qarkulloj në rrethin që i fiton.
Fakti i pestë që jo shumë kush e di për Tunën është që ajo është e fiksuar pas kulturës afrikane.
*Klikoni