Avokat i Rexhep Selimit, Eric Tully ka thënë se Prokuroria nuk e ka vërtetuar se veprimet ose mosveprimet e klientit të tij si ministër i Rendit Publik kanë ndikuar në kryerjen e krimeve në aktakuzë.
Tully theksoi se nuk është vërtetuar nëse Selimi është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë për kryerjen e krimeve në aktakuzë.
“ZPS-ja nuk ka dhënë prova për të vërtetuar që veprimet ose mosveprimet e z.Selimi si ministër i Rendit Publik kanë luajtur ndonjë rol në kryerjen e krimeve në aktakuzë apo që ai është përgjegjës për veprimet e personave të tjerë lidhur me kryerjen e krimeve në aktakuzë”, tha Tully.
Tully tha se në dosjen përfundimtare Prokuroria si duket nuk është e vendosur sa i takon përshkrimit të autoritetit të Selimit.






