15.8 C
New York
Monday, October 20, 2025

Buy now

Tudor rrezikon shkarkimin

- Advertisement -

Trajneri Igor Tudor rrezikon shkarkimin te skuadra e Juventusit, pasi drejtuesit i kanë bërë me dije se dy ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e tij.

Tudor edhe zyrtarisht është nën presion të madh, pasi Juventusi të dielën u mposht nga Como 2:0 për ta regjistruar humbje ne parë këtë sezon.

Bëhet e ditur se drejtuesit e Juventusit i kanë dhënë Tudorit një “besim të përkohshëm” por secili rezultat negativ mund ta ndryshojë situatën brenda pak ditësh.

Thuhet se ndeshja me Real Madridin të mërkurën në Ligën e Kampionëve dhe ajo me Lazion në vikend në kuadër të Serie A, mund të vendosin fatin e Tudorit.

Tudor ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2027, ndërsa mësohet se tashmë janë disa emra që mund ta zëvendësojnë, si Roberto Mancini, Luciano Spalletti, Edin Terziq e Marco Rose.

Të ngjashme

Të fundit