Home Sport Tucheli mund ta zëvendësojë Southgaten tek Anglia

Tucheli mund ta zëvendësojë Southgaten tek Anglia

0
Tucheli mund ta zëvendësojë Southgaten tek Anglia

Pasi u zyrtarizua largimi i Gareth Southgate nga pozita e selektorit të Anglisë, kanë nisur raportimet për pasuesin e tij potencial. Trajneri gjerman, Thomas Tuchel, mund ta zëvendësojë Southgaten te “Tre Luanët”.

“The Guardian” ka shkruar se Tuchel është i interesuar që të jetë në krye të shtabit teknik të Anglisë.

Ende nuk kanë filluar kontaktet mes Federatës angleze dhe menaxherëve të gjermanit.

Edhe emra të tjerë si Graham Potter dhe Eddie Hoëe janë kandidatë potencialë për ta zëvendësuar Sothgaten.

Exit mobile version