14.4 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Tuchel në bisedime me Federatën e Anglisë për t’u bërë trajner i “Tre Luanëve”

- Advertisement -

Thomas Tuchel, 51-vjeçar, raportohet se është në bisedime me Federatën e Futbollit të Anglisë, për t’u bërë trajner i ‘Tre Luanëve’.

Ky raportim vjen pasi më herët u tha se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, që është afër përfundimit të kontratës së tij, është pyetur se a është i interesuar për të marrë këtë rol.

Tuchel udhëhoqi Chelsean drejt lavdisë së Ligës së Kampionëve në vitin 2021, por u shkarkua një vit më pas.

Ai ka qenë ndër të preferuarit e gazetarëve të sportit për punën në Angli që kur Gareth Southgate u tërhoq pasi Anglia humbi nga Spanja në finalen e EURO 2024 në korrik.

Sky Sports tha se gjermani, i cili u largua nga Bayern Munich në fund të sezonit të kaluar, ishte në krye të garët për t’u bërë zëvendësuesi afatgjatë i Southgate.

Federata e Futbollit nuk pranoi të komentojë mbi raportimet.

Lee Carsley u emërua si pasardhësi i Southgate në mënyrë të përkohshme në gusht, fillimisht për fushatën e Ligës së Kombeve që po zhvillohet gjatë tre muajve.

Megjithatë, 50-vjeçari, i cili u largua nga roli i tij si trajner nën-21 vjeç, që atëherë ka dhënë mesazhe të përziera nëse ai e dëshiron punën te Anglia si trajner i përhershëm.

Carsley, i cili ka mbikëqyrur tre fitore dhe një humbje, beson se puna duhet t’i besohet trajnerit më të mirë, pavarësisht nga kombësia.

Anglia është drejtuar dy herë më parë nga trajnerë të huaj, me Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.

Shanset e vetë Carsley për të marrë vendin e punës me kohë të plotë u dëmtuan rëndë nga një humbje 2:1 në shtëpi ndaj Greqisë javën e kaluar pasi ai luajti me një formacion eksperimental.

“Ne kemi parë në të kaluarën se kemi pasur trajner me kombësi të ndryshme në krye të kombëtares. Kandidati më i mirë duhet të marrë vendin e punës,” tha trajneri i përkohshëm.

“Mendoj se do ta fusnim veten në rrugë pa dalje nëse nuk do ta bënim këtë, dhe nuk do të ishim mendjehapur.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit