12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Tuchel kërkon së paku dy lojtarë në janar

- Advertisement -

Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se klubi do të bëjë nënshkrime të reja në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri gjerman pohoi se klubi duhet të bëjë të paktën dy nënshkrime të reja ose një lojtar të gjithanshëm që mund të luajë në më shumë se një pozicion në dritaren e ardhshme të transferimeve për të forcuar më tej skuadrën e tyre.

Tuchel, megjithatë, pranoi se gjetja e opsioneve cilësore në janar mund të rezultojë e vështirë dhe ata do të duhet të jenë të durueshëm në identifikimin e opsionit të duhur.

“Ne jemi duke punuar për nënshkrime të reja. Shpresojmë që të përmirësojmë skuadrën në dimër. Nuk do të jetë e lehtë sepse dritarja e janarit është gjithmonë më e vështirë se vera. Por në të njëjtën kohë kohë, ne do t’i besojmë cilësisë që kemi. Ndoshta do të na duhen dy lojtarë të rinj, ose nëse është dikush që mund të luajë në disa pozicione, atëherë ndoshta një do të mjaftonte nëse kursehemi nga lëndimet. Ne e dimë se është e vështirë të marrim lojtarë në janar. Do të na duhet durim dhe optimizëm”, tha ai në konferencë për media.

Klubi bavarez është i lidhur me mesfushorin e Fulham, Joao Palhinha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit