10.4 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Tuchel ka disa fjalë për Shqipërinë: Shihemi në Botëror

- Advertisement -

Përzgjedhësi i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel ka folur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Shqipërisë në xhiron e fundit të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2026.

Anglia fitoi 2-0 në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”, me dy gola të shënuar nga Harry Kane – të dy golat erdhën në çerekun e fundit të takimit.

Pas kësaj fitoreje, Tuchel është shprehur i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, por ka folur edhe për Shqipërinë.

“Nuk ishte e lehtë, nuk kemi pritur të jetë lehtë. E dinim se do të ishte e vështirë pasi luajtëm në një stadium të mbushur plot, me tifozë me plot emocione. Ne kemi luajtur lojë të mirë, kemi luajtur lojë të shkëlqyer. Shënuam dhe ajo ishte e rëndësishme. Më pas u bë e lehtë. Jam krenar për suksesin në gjithë kampanjën. Të gjithë kanë punuar fort dhe jam shumë i kënaqur me arritjet. Të dyja ndeshjet me Shqipërinë kanë qenë të vështira. Shqipëria dhe Serbia ishin kundërshtarët kryesorë të grupit. Por, lojtarëve u takon merita. Skuadra ka përparuar shumë, por ka mundësi për të bërë edhe më shumë. E përgëzoj Shqipërinë dhe shihemi në Botëror. Mundësia ekziston, bashkë me cilësinë që e ka në ekip”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Shqipëria e siguroi pozitën e dytë në grup – pozitë që të dërgon në “play-off”, ndeshjen e kaluar ndaj Andorrës, pasi fitoi 1-0 si mysafire.

Në “play-off” shkoi edhe Kosova, pasi mori fitore në Slloveni.

Të ngjashme

Të fundit