Thomas Tuchel është trajneri më i ri i Bayern Munich, pasi kjo e fundit shkarkoi nga detyra gjermanin tjetër, Julian Nagesmann.
Ish-trajneri i Chelseat sot u paraqit në konferencë për media dhe foli fjalët e para si i pari i stolit te kampioni aktual i Bundesliga-s, shkruan Lajmi.net
“Nëse nënshkruani me Bayernin është një nder i madh. ADN-ja e klubi është fitorja. Bayerni ka ekipin më të mirë në Europë. Mezi pres të punoj me ta”, ishin fjalët e para të Tuchel
Tuchel si trajner i Bayernit debuton më 1 prill kundër ish-skuadrës së tij, Borussia Dortmund.