14.5 C
New York
Friday, May 9, 2025

Buy now

Tuchel do të largohet sot nga Bayerni?

- Advertisement -

Dietmar Hamman zbulon se Thomas Tuchel do ta ndjekë rrugën e Oliver Kahn dhe Salihamidzic për t’u larguar nga Bayern Munichu.

Triumfi i 11-të rresht në Bundesligë të shtunën u pasua me shkarkimin e shefit ekzekutiv, Kahn dhe të drejtorit sportiv, Salihamidzic.

E tash, ish-futbollisti i Bayernit dhe Liverpoolit, Hamann beson se Tuchel, trajneri që u emërua vetëm në fund të marsit, mund ta ndjekë rrugën e tyre dhe të largohet sot nga “Allianz Arena”.

“Kur i trajtoni njerëzit në këtë mënyrë, ju duhet ta pyesni veten: A dëshironi të punoni në këtë klub? Unë nuk mendoj se mund ta përjashtoni mundësinë që Tuchel të largohet po ashtu shumë shpejt. Por, ai do të largohet me dëshirën e tij”, deklaroi Hamann për një televizion gjerman.

Bayerni e siguroi titullin e kampionit vetëm në xhiron e fundit, ndërsa u eliminua më herët nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Gjermanisë.

Pra, muajt e parë të Tuchel në krye të gjigantit gjerman ishin të zbehtë, ndërsa “kokën” e tij e shpëtoi vetëm titulli në Bundesligë.

Mbetet të shihet nëse ish-trajneri i Paris Saint-Germainit dhe i Chelseat do të largohet apo jo sot nga Bavaria.

Të ngjashme

Të fundit