3.5 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Tuchel dështon përballë Freiburg, “bavarezët” mbesin jashtë Kupës së Gjermanisë

- Advertisement -

Ka përfunduar çerek-finalja e Kupës së Gjermanisë, “DFB Pokal”, mes Bayern Munich e Freiburg në “Allianz Arena”, me “bavarezët” që janë shtangur teksa janë eleminuar me rezultatin e ngushtë 1:2.

Ekipet u ndalën në pjesën e parë me barazimin 1 me 1, ku pas golit të Dayot Upamecano në minutën e 19’-të pas ekzekutimit perfekt të një goditjeje këndi, mesfushori i Freiburg, Nicolas Hofler ka barazuar sfidën me një “eurogol” në minutën e 27’-të, duke shtangur portierin Yann Sommer e gjithë tifozët “bavarezë”.

Goli i fitores erdhi për miqtë erdhi në “frymën e fundit” të lojës, ku pas një ndërhyrje të gabuar të Jamal Musiala, në minutën e 95’-të të sfidës arbitri akordon një penallti në favor të miqve, me Lucas Holer, i cili nga pika e bardhë e 11-metërshit nuk gabon dhe mposht portierin “helvet”.

Tashmë, Freiburg i bashkohet Eintracht Frankfurtit në gjysmë-finalet e “DFB Pokal” dhe tashmë presin sfidat e nesërme mes RB Leipzig-Borussia Dortmund e Nurnberg-Stuttgart për të plotësuar katërshen finale të kompeticionit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit