Gra e vajza të reja dje iu bashkuan tubimit elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje. Në fotot që ka publikuar kryetari i partisë Vetëvendosje shihet një pjesëmarrje e madhe e grave, pavarësisht moshës së shtyrë.
Ani pse ato qenë të gatshme t’i bashkohen tubimit, këtu vullnet nuk pati që të shkoj gruaja e kryeministri Kurti, shkruan Periskopi.
Në profilin e tij në Facebook, Kurti publikoi mbi 60 foto, por krah tij që duhej të ishte edhe bashkëshortja e tij ishte ministja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe nëna e Astrit Deharit.
“Mirënjohës e falendërues për kontributin dhe rolin e grave dhe vajzave në progresin tonë si shoqëri dhe si shtet”, shkroi Kurti mes tjerash.
Ndryshe, Periskopi kohë më parë e kishte pyetur Kurtin në një konferencë për media se pse gruaja dhe vajza e tij nuk jetojnë në Kosovë.
Kështu ishte përgjigjur Kurti: “Gruaja ime dhe vajza ime jetojnë edhe në Prishtinë edhe në Oslo, por kjo nuk do të thotë që kur ato nuk janë me mua unë jam i dhunshëm”, ishte përgjigjur Kurti.