2.4 C
New York
Tuesday, December 23, 2025

Buy now

Tubimet në Rahovec e Peqan, Enver Hoxhaj: Energji që tregon se ndryshimi po vjen

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga PDK me numrin 4, Enver Hoxhaj, ka publikuar pamje nga tubimi në Rahovec dhe Peqan të Suharekës, ku u prit me një pritje të ngrohtë dhe energji të lartë nga qytetarët.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj falenderoi qytetarët për mbështetjen e tyre dhe theksoi se energjia e qytetarëve tregon se ndryshimi politik po afron.

“Ne Rahovec dhe Peqan të Suharekës u pritëm me zemër 💙 nga qytetarë të vendosur dhe energji që tregon se ndryshimi po vjen. Faleminderit Rahovec!”, shkroi Hoxhaj.

Aktivitetet e tij bëhen pjesë e fushatës së PDK-së për zgjedhjet e ardhshme, duke synuar mobilizimin e qytetarëve dhe forcimin e mbështetjes lokale.

Të ngjashme

Të fundit