Mbajtja e zgjedhjeve në kushte të jashtëzakonshme në katër komunat veriore, për dikë po del të jetë jo shumë e kënaqshme, shkruan Gazeta10.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati duke komentuar këtë proces zgjedhor ka bërë një krahasim ‘’interesant’’ duke thënë se qendrat e votimit në veri kishin ngjashmëri me tualetet publike të Shaban Pijacit.
“Janë mbush kriteret minimale ligjore me ato kabinat skaj rrugës që i ngjajnë tualeteve publike të Shaban Pijacit të viteve të 80’ta. Pra ti s’ke mujt kurrsesi me i shti me shku nëpër shkolla, ku mbahen zgjedhjet çdo herë në pikat e tjera të Kosovës.”, tha ai në “POLITIKO”.
Tutje, Kastrati ka thënë se këto zgjedhje janë legjitime.