Një studim i publikuar në revistën “Nature Neuroscience” ka zbuluar se gjatë shtatzënisë, disa pjesë të trurit të gruas zvogëlohen përkohësisht – kryesisht ato që lidhen me ndjeshmërinë sociale dhe lidhjen emocionale.
Por ky ndryshim nuk është aspak negativ. Sipas studiuesve, bëhet fjalë për një riformatim neurologjik që përgatit nënën për lidhjen e thellë me foshnjën dhe për të kuptuar më mirë sinjalet e saj joverbale.
Reduktimi ndodh kryesisht në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe mund të zgjasë deri në gjashtë muaj pas lindjes. Megjithatë, dendësia e neuroneve mbetet e pandryshuar, dhe funksioni i trurit nuk bie – përkundrazi, ai përmirësohet në mënyra që mbështesin ndjeshmërinë, empatinë dhe instinktet e nënës.
Shkencëtarët e përshkruajnë këtë proces si një “rregullim të hollë”, i cili i jep nënës aftësi më të mprehta sociale dhe emocionale – të domosdoshme për fazën delikate të mëmësisë së hershme. /TAR/