22 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Trupi i groposur në arë trondit Lipjanin, familja hap të pamet për Enver Bajraktarin

- Advertisement -

Familja e Enver Bajraktarit ka hapur të pamet dhe po pret vizita për ngushëllime pas ngjarjes së tragjike që ndodhi në fshatin Baincë të Lipjanit.

Pavarësisht përpjekjeve, IndeksOnline nuk ka arritur të sigurojë ndonjë deklaratë nga familjarët, të cilët kanë refuzuar të flasin për rastin, kjo pasi gjendja e tyre është tejet e rëndë.

Ngjarja tragjike ndodhi dje, kur në një arë u gjet një trup i pajetë i varrosur, që sipas burimeve është i Enver Bajraktarit, i cili ishte raportuar si person i zhdukur disa ditë më parë.

Tutje, me rastin po merren organet e drejtësisë.

Policia ka intervistuar katër dëshmitarë në lidhje me këtë rast, ndërsa hetimet janë duke vazhduar

Të ngjashme

Të fundit