12.7 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Trupi i grabitësit të vrarë vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes (Foto)

- Advertisement -

Trupi i pajetë i grabitësit të vrarë gjatë aksionit të Policisë, vazhdon të qëndrojë në vendin e ngjarjes, raporton Ekonomia Online. Policia ka zhvilluar aksionin për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

Gjatë operacionit, ka pasur shkëmbim të zjarrit ndërmjet Policisë dhe të dyshuarit. I dyshuari Dukagjin Gashi është vrarë nga Policia e Kosovës, ndërkaq një polic është plagosur gjatë të shtënave me armë. Polici i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar 4 grabitës, një është vrarë, kurse edhe një polic është i plagosur.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit