Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
Përderisa dëshmia e tij zgjati rreth një orë, trupi gjykues ka kërkuar pauzë deri në ora 11:30 dhe për t’u kthyer sërish në sallë.
Ndaj Rubinit u kërkua që të mos fliste me askënd rreth dëshmisë së tij ndërsa u tha se pas dëshmisë së radhës seanca për sot përfundon.