Trupat e tre viktimave nga rasti tragjik në Austri janë nisur për në Kosovë

- Advertisement -

Sipas njoftimit zyrtar, trupat e pajetë të shtetasve kosovarë, Asllan Musliu, Istref Zekaj dhe Pajtim Bajrami, janë nisur pasditen e së premtes drejt Kosovës.

“Në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave dhe autoritetet kompetente austriake, janë përmbyllur të gjitha procedurat e nevojshme lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Austri”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Ambasada ka shprehur gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, të afërmit dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e rëndë.

“Në këto momente të vështira, shprehim edhe një herë ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet e të ndjerëve”, thuhet më tej në reagim.

Po ashtu, është shprehur mirënjohje për bashkatdhetarët që kanë treguar solidaritet dhe gatishmëri për të ndihmuar gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Shprehim mirënjohjen tonë për bashkatdhetarët tanë, të cilët, me interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, dëshmuan solidaritet në këto momente të rënda”, përfundon reagimi.

Ndryshe, katër punëtorë humbën jetën më 17 mars 2026, në një ngjarje tragjike që ndodhi në kryeqytetin austriak, Vjenë.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri kishte konfirmuar se tre prej viktimave janë shtetas të Kosovës.

 

Të ngjashme

Të fundit