7.7 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Trumpi u thotë iranianëve që t’i vazhdojnë protestat: “Ndihma është rrugës”

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka inkurajuar protestuesit që kanë dalë kundër pushtetit në Iran që ta vazhdojnë aktivitetin e tyre, duke u premtuar se ndihma është duke u shkuar.

“Patriotë iranianë, vazhdoni të protestoni – merrini nën kontroll institucionet tuaja. Ruajini emrat e vrasësve dhe abuzuesve. Ata do të paguajnë një çmim të lartë” – shkroi presidenti amerikan në rrjetin “Truth Social”, raporton gazeta “The Guardian”.

“Unë i kam anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë derisa të ndalet vrasja e pakuptimtë e protestuesve. Ndihma është rrugës. MIGA!!! President Donald J. Trump” – shtoi ai.

Nuk është e qartë se çfarë deshi të thoshte Trumpi me fjalët “ndihma është rrugës”, por sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve një ditë më parë se sulmet ajrore janë në mesin e “shumë, shumë opsioneve” që presidenti ishte duke i shqyrtuar, edhe pse shtoi se diplomacia “gjithmonë është opsioni i parë”.

Të ngjashme

Të fundit