Home Lajme Botë Trumpi thotë se do ta zgjidhë “shumë shpejt” situatën “e tmerrshme” në Izrael, nëse fiton

Trumpi thotë se do ta zgjidhë “shumë shpejt” situatën “e tmerrshme” në Izrael, nëse fiton

0
Trumpi thotë se do ta zgjidhë “shumë shpejt” situatën “e tmerrshme” në Izrael, nëse fiton

Kandidati për president të ShBA-së dhe ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, ka thënë se Izraeli nuk do të sulmohej, nëse ky do të ishte ende president dhe u zotua se do ta zgjidhë situatën “shumë shpejt”, nëse i fiton zgjedhjet e këtij viti.

Duke folur pas fitores bindëse në një garë fillestare partiake në Iowa, ai e quajti presidentin amerikan, Joe Biden, “presidenti më i keq që e kemi pasur në histori të vendit” dhe shtoi se nëse do të ishte vetë ende president, “Rusia nuk do të kishte sulmuar, Izraeli nuk do të ishte sulmuar kurrë”, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Më tutje, ish-presidenti u zotua se do t’i zgjidhë shpejt të dyja konfliktet, nëse fiton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Situata e Ukrainës është aq e tmerrshme, situata e Izraelit është aq e tmerrshme, ajo që ka ndodhur. Ne do t’i zgjidhim ato, ne do t’i zgjidhim ato shumë shpejt”- tha ai, pa dhënë hollësi.

Exit mobile version