-5.4 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Trumpi sugjeron që Kanadaja të bëhet shtet i ShBA-së, nëse dëshiron t’u shmanget taksave të tij

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të enjten sugjeroi se Kanadaja mund të bëhet një shtet i ShBA-së në mënyrë që t’u shmanget taksave që ai dëshiron t’ia vendosë.

Në fjalimin e tij të parë të rëndësishëm si presidenti i 47-të amerikan, Trumpi i përsëriti shumë prej prioriteteve ekonomike si dhe pretendimin se Shtetet e Bashkuara trajtohen “në mënyrë shumë të padrejtë” në fushën e tregtisë nga vendet e tjera, raporton “Huffpost”.

Republikani e veçoi Kanadanë me një paralajmërim të posaçëm: “Siç ndoshta e dini, unë them se ju gjithmonë mund të bëheni një shtet dhe nëse jeni një shtet [i ShBA-së], ne nuk do të kemi deficit. Ne nuk do të jemi të detyruar që t’ju vendosim taksa.”

Gazetari i BBC-së, Faisal Islam, tha se ai dëgjoi gulçima habie në sallën në Davos, ku Trumpi po i drejtohej audiencës përmes videolidhjes.

“Nuk është e drejtë që ne të kemi një deficit prej 200 miliardë ose 250 miliardë dollarësh” – shtoi presidenti i ri amerikan.

“Ne nuk kemi nevojë që ata [kanadezët] t’i prodhojnë veturat tona, e ata prodhojnë shumë prej tyre” – tha më tej Trumpi, duke e shpërfillur faktin se si procesi i gjatë i montimit të veturave shpesh është i zgjeruar në shumë shtete nga fillimi deri në mbarim.

Trumpi ende nuk ka ndërmarrë masa konkrete sa i përket kërcënimit me taksa, por të hënën iu tha gazetarëve se ato ende janë pjesë e planit të tij, duke paralajmëruar se nga 1 shkurti mund të vendoset taksë prej 25 për qind ndaj importeve nga Meksika dhe Kanadaja./Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit