Presidenti amerikan, Donald Trump, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara kanë ndalur një konflikt të mundshëm në Kosovë, duke shpëtuar me këtë veprim shumë jetë njerëzish.
Gjatë fjalimit në ceremoninë e “Samitit të Paqes” mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, të zhvilluar të premten në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi u rikthye te përpjekjet e tij si lider për promovimin e paqes në botë.
Fillimisht ai përmendi konfliktet në Indi-Pakistan, Kongo e Ruandë, si dhe Tajlandë-Kamboxha, për të vijuar më pas me rrezikun e një përplasjeje në Kosovë.
“Në Serbi dhe Kosovë, ne ndaluam diçka që ishte gati të shpërthente. Nuk na pëlqeu fare, nuk na pëlqeu. Shpëtuam shumë jetë aty”, tha Trump.