-3.3 C
New York
Monday, January 26, 2026

Buy now

Trumpi pas kthimit të pengut të fundit nga Gaza: Tani duhet ta çarmatosim Hamasin

- Advertisement -

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se Hamasi e ka ndihmuar Izraelin që ta lokalizojë trupin e pengut të fundit izraelit në Gaza, Ran Gvili, dhe ka theksuar se ky grup duhet të çarmatoset, kur vëmendja po kthehet nga faza e dytë e planit të tij për enklavën.

“Ata punuan fort për ta kthyer trupin [e pengut të fundit]. Ata po punonin me Izraelin për këtë” – tha presidenti amerikan, duke iu referuar Hamasit e duke shtuar se ekipet e kërkimit “u desh të kalonin nëpër qindra trupa” në zonë për ta gjetur Gvilin. “Tani duhet ta çarmatosim Hamasin, siç kanë premtuar ata” – deklaroi presidenti amerikan, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në kohën e skepticizmit të gjerë se Hamasi do të pranojë të çarmatoset në mënyrë paqësore sipas planit të Trumpit, kreu i Shtëpisë së Bardhë theksoi se skepticizëm kishte edhe për atë nëse do të ktheheshin të gjitha pengjet sipas fazës së parë të planit të tij, por rezultati dëshmoi se një gjë e tillë ishte e mundshme.

“Askush nuk besonte se ne do t’i kthenim të gjitha pengjet. Ishte një moment i mrekullueshëm” – tha presidenti amerikan, duke shtuar se këshilltarët e tij, Steve Witkoff e Jared Kushner e njoftuan për tërheqjen e trupit të pengut të fundit të hënën në mëngjes, para se Trumpi të bisedonte me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ju lutem që t’u tregoni prindërve [të pengut] se unë jam shumë i gëzuar” – tha Trumpi në një mesazh për familjen Gvili.

Të ngjashme

Të fundit