27.9 C
New York
Saturday, October 4, 2025

Buy now

Trumpi me paralajmërim për Hamasin: Nuk do të toleroj vonesa

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Hamasin të “veprojë shpejt përndryshe të gjitha bastet do të dështojnë”, ndërsa Hamasi thotë se do të lirojë të gjithë pengjet izraelite të mbetura në Gaza.

“E vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet në mënyrë që t’i japë një shans përfundimit të lirimit të pengjeve dhe Marrëveshjes së Paqes”, tha ai në një postim në platformën e tij Truth Social.

“Hamasi duhet të veprojë shpejt, ose përndryshe të gjitha bastet do të bien”, shton ai, transmeton Klankosova.tv.

“Nuk do të toleroj vonesë, të cilën shumë mendojnë se do të ndodhë, ose ndonjë rezultat ku Gaza përbën përsëri një kërcënim”, vazhdon ai. “Le ta bëjmë këtë, SHPEJT.”

Ai shtoi: “Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Komentet e presidentit amerikan vijnë pas tre sulmeve të ndara ajrore këtë mëngjes në Qytetin e Gazës, njëri prej të cilëve vrau një person dhe la disa të tjerë të plagosur, sipas burimeve mjekësore në spitalin al-Shifa.

Të ngjashme

Të fundit