-8.2 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Trumpi kërcënon Kanadanë me tarifa 100% nëse “bën një marrëveshje me Kinën”

- Advertisement -

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërcënuar të vendosë një tarifë 100% për mallrat kanadeze nëse vendi arrin një marrëveshje tregtare me Kinën.

“Nëse Kanadaja bën një marrëveshje me Kinën, ajo do të përballet menjëherë me një tarifë 100% për të gjitha mallrat dhe produktet kanadeze që vijnë në SHBA”, tha Trump në Truth Social, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Nuk është e qartë se çfarë marrëveshjeje po i referohet Trumpi në postimin e tij në mediat sociale.

Javën e kaluar, kryeministri i Kanadasë, Carney, njoftoi një “partneritet strategjik” me Kinën dhe ra dakord të ulë tarifat.

Në atë kohë, Trumpi e quajti këtë veprim “një gjë të mirë”. Por tensionet midis SHBA-së dhe Kanadasë janë rritur ditët e fundit, pasi Carney tha në një fjalim në Davos se rendi botëror i udhëhequr nga SHBA-ja ishte shkatërruar.

Të ngjashme

Të fundit