-2.6 C
New York
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

Trumpi ia lë shëndetësinë në dorë vaksino-skeptikut, Robert F. Kennedy Jr

- Advertisement -

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, e ka zgjedhur Robert F. Kennedy Jr., një avokat i moçëm i ambientit dhe skeptik i vaksinave, për pozitën kryesore të vendit për shëndet, për të drejtuar Departamentin për Shëndetësi dhe Shërbime Njerëzore.

Trumpi njoftimin e bëri në platformën sociale “Truth Social”, dhe tha se RFK Jr. do të mandatohet për t’i dhënë fund asaj që ai e quajti epideminë kronike të vendit dhe reformimin e agjencive shkencore dhe shëndetësore të ShBA-së.

Historia e gjatë e skepticizmit ndaj vaksinave të RFK Jr., kanë alarmuar zyrtarët aktualë dhe të mëparshëm të shëndetësisë. Për vite me radhë, RFK Jr. dhe grupi që ai themeloi, “Children’s Health Defense”, kanë vënë në pikëpyetje sigurinë e vaksinave dhe kanë shtyrë teori të pabaza se imunizimi mund të shkaktojë autizëm dhe sëmundje kronike.

Bashkëkryetari i tranzicionit të Trumpit, Howard Lutnick sugjeroi në tetor që RFK Jr. mund të zvogëlojë numrin e vaksinave që rekomandohen federalisht dhe potencialisht të heqë mbrojtjen kundër padive të zhvilluesve të vaksinave.

Por RFK Jr. është tërhequr nga disa prej pretendimeve të tij kundër vaksinës këtë vit. Ai i tha NBC pas fitores së Trumpit se ai “nuk do t’i heq [vaksinat]”, por se “njerëzve do t’u ofrohen zgjedhje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit