Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se vendi i tij në javët e fundit ka qenë i përfshirë në bisedime me kryetarin e Kuvendit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë i tha gazetës “The New York times” se ai do të dijë “brenda rreth një jave” nëse Ghalibafi është figurë me të cilën Shtetet e Bashkuara vërtet mund të punojnë, transmeton gazeta “The Times of Israel”.
Përderisa Ghalibafi është menduar javëve të fundit si kanal i parapëlqyer komunikimi i Uashingtonit – pavarësisht sfondit të tij të linjës së ashpër dhe lidhjeve me Rojën Revolucionare – zyrtarët amerikanë janë përmbajtur nga identifikimi i tij si palë në kontakte.
Me shaka, Trumpi ka thënë se këdo që e përmend publikisht do të përfundojë i vrarë.






