10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Trumpi gjithnjë më afër fitores, po prin në tri shtete kyçe

- Advertisement -

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se është gjithnjë më afër rikthimit në Shtëpinë e Bardhë.

Pas raportimeve se republikanët do të fitojnë në dy shtete kyçe – Karolinën e Veriut dhe Georgia – rezultatet aktuale tregojnë se ish-presidenti është në epërsi edhe në tri shtete të tjera shumë të rëndësishme për triumfin në garë – Michigan, Arizona e Wisconsin.

Nga shumica e votave të numëruara në Michigan, Trumpi deri më tani ka 52,0 për qind të votave, ndërsa demokratja Kamala Harris 46,1 për qind, sipas të dhënave në uebfaqen e televizionit CNN.

Në Wisconsin, nga shumica e votave të numëruara, ish-presidenti është në epërsi me 51,1 për qind të votave, ndërsa nënpresidentja Harris ka vetëm 47,3 për qind.

Në Arizona, gara është më e ngushtë, por edhe atje Trumpi është i pari me 49,9 për qind, ndërsa Harrisi e dyta me 49,2 për qind./Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit