23.2 C
New York
Saturday, June 7, 2025

Buy now

Trumpi e quajti Putinin “të çmendur”, vjen reagimi i Rusisë

Kremlini tha të hënën se pretendimi i presidentit amerikan, Donald Trump, se homologu i tij rus, Vladimir Putin, “është çmendur absolutisht” mund të jetë për shkak të mbingarkesës emocionale.

Sidoqoftë, Kremlini e falënderoi kreun e Shtëpisë së Bardhë për asistencën e tij për fillimin e bisedimeve të paqes me Ukrainën, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Trumpi tha se Putini “është çmendur absolutisht” përmes realizimit të sulmit më të madh ajror që nga fillimi i luftës në Ukrainë dhe tha se ishte duke shqyrtuar sanksione të reja ndaj Moskës, edhe pse e kritikoi edhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Ne u jemi vërtet mirënjohës amerikanëve dhe presidentit Trump personalisht për asistencën e tyre në organizimin dhe nisjen e këtij procesi negociues” – tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, kur u pyet për komentet e Trumpit rreth Putinit.

“Natyrisht, në të njëjtën kohë, ky është një moment shumë jetik, i cili është i lidhur, natyrisht, me ngarkesën emocionale të secilit absolutisht dhe me reagime emocionale” – shtoi ai.

Komentet e presidentit amerikan për homologun rus erdhën pasi të paktën 12 njerëz u vranë gjatë sulmeve të forcave ruse në Ukrainë të shtunën.

Ukraina tha se 367 dronë e raketa u hodhën drejt territorit të saj, duke e bërë këtë sulmin më të madh brenda një nate që nga fillimi i luftës në shkurtin e vitit 2022./Nacionale

Të ngjashme

Të fundit