25.4 C
New York
Sunday, August 10, 2025

Buy now

Trumpi e nominon ish-prezantuesen e Fox News, Tammy Bruce, si zëvendës-ambasadore në OKB

- Advertisement -

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nominuar zëdhënësen e Departamentit të Shtetit dhe ish-prezantuesen e Fox News, Tammy Bruce, si zëvendës-përfaqësuese të SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Në një postim në Truth Social, Trump tha se Bruce, që ka punuar në Departamentin amerikan të Shtetit që kur mori detyrën në janar, ka bërë një “punë fantastike” në këtë rol.

Para se t’i bashkohej qeverisë, Bruce ishte një kontribuese konservatore e Fox News për më shumë se 20 vjet dhe ka shkruar disa libra që janë kritikë ndaj liberalëve, përfshirë “Fear Itself: Exposing the Left’s Mind-Killing Agenda”.

Nuk është e qartë se kur ajo do ta marrë rolin dhe nëse nominimi i saj konfirmohet nga Senati, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Jam i kënaqur të njoftoj se po e nominoj Tammy Bruce, një Patriote të Madhe, Personalitet Televiziv dhe Autore Bestseller, si Zëvendës-Përfaqësuesen tonë të ardhshme të Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, me gradën e Ambasadores”, shkroi Trump në një postim në Truth Social të shtunën.

“Që nga fillimi i mandatit tim të dytë, Tammy ka shërbyer me dallim si Zëdhënëse e Departamentit të Shtetit, ku bëri një punë fantastike”, vazhdoi ai, duke shtuar se ajo do ta përfaqësojë SHBA-në “në mënyrë të shkëlqyer”.

Si zëdhënëse, Bruce ka mbrojtur disa vendime të diskutueshme të politikës së jashtme të SHBA-së – duke filluar nga goditja e Trump ndaj imigracionit deri te dërgimi i kontraktorëve privatë ushtarakë për të shpërndarë ndihma në Gaza.

I nominuari i Trumpit për ambasador në OKB, Mike Ëaltz, ende nuk është konfirmuar nga Senati.

Ambasadorja aktuale në detyrë në OKB është Dorothy Shea, një diplomate karriere e cila ishte zëvendësambasadore atje në vitin 2024.

Të ngjashme

Të fundit