-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Trumpi e fyen rëndë Bidenin, pasi fajësohet për tërheqjen kaotike nga Afganistani

- Advertisement -

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i cili synon që të garojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në ShBA, i ka fyer rëndë presidentin Joe Biden dhe administratën e tij për shkak të hedhjes së fajit për largimin kaotik të ushtrisë amerikane nga Afganistani në gushtin e vitit 2021.

“Këta Budallenj në Shtëpinë e Bardhë, të cilët në mënyrë sistematike po e shkatërrojnë Vendin tonë, të udhëhequr nga Budallai më i madh prej të gjithë atyre, Joe Biden i pashpresë, kanë një lojë të re dezinformimi që po e luajnë – Fajësojeni “TRUMP”-in për DORËZIMIN e tyre shumë të paaftë në Afganistan”– shkroi Trumpi në rrjetin “Truth Social”.

Në përmbledhjen me 12 faqe të një raporti të autoriteteve amerikane thuhet se Bideni ishte “ashpër i kufizuar” nga vendimet e Trumpit, përfshirë një marrëveshje të vitit 2020 me talibanët për t’i dhënë fund luftës, raporton televizioni BBC.

Trembëdhjetë ushtarë amerikanë dhe 170 afganë u vranë, përderisa trupat amerikane po mundoheshin që të evakuonin mbi 120 mijë njerëz brenda disa ditëve.

Një rishikim i vendimeve dhe veprimeve që kishin çuar te tërheqja, i kryer nga Departamenti i Shtetit dhe Pentagoni, u dërgua në mënyrë private në Kongres të enjten.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve, të cilët janë duke e hetuar tërheqjen, kanë kërkuar me javë që ta shohin këtë raport.

Dokumenti mbetet konfidencial, por një përmbledhje e konkluzioneve, e hartuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë me vlerësime nga vetë presidenti Biden, është bërë publike.

Kur qeveria afgane ra, në aeroportin e Kabulit kishte skena dëshpëruese, pasi shumë njerëz mundoheshin që të iknin nga vendi dhe nga pushteti i ri.

Më 26 gusht 2021, 170 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë u vranë nga dy sulmues vetëvrasës.

Shtetet e Bashkuara kryen një sulm me dron në Kabul disa ditë më vonë, duke thënë se kishin vënë në shënjestër një sulmues vetëvrasës, por më vonë pranuan se ishin vrarë dhjetë civilë, përfshirë shtatë fëmijë.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit