-2.6 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Trumpi e emëron Susie Wiles-in shefe të stafit në Shtëpinë e Bardhë

- Advertisement -

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka emëruar zonjën Susie Wiles, menaxhere e fushatës së tij zgjedhore, si shefe të stafit në Shtëpinë e Bardhë, gruaja e parë që do ta mbajë këtë pozitë me ndikim.

Asaj i janë dhënë gjerësisht meritat brenda e jashtë rrethit të Trumpit për udhëheqjen e fushatës së tij më të disiplinuar dhe më së miri të organizuar dhe shihej si favorite për këtë pozitë. Wiles e ka shmangur daljen në publik, përfshirë dhënien e fjalimit, kur Trumpi po e festonte fitoren të mërkurën në mëngjes, raporton gazeta “The Guardian”.

Emërimi i saj është vendimi i parë i rëndësishëm i Trumpit si president i zgjedhur dhe që mund të jetë test përcaktues për administratën në ardhje, pasi ai duhet të ndërtojë shpejt një ekip që do ta ndihmojë në udhëheqjen e vendit. Wiles nuk sjell përvojë qeverisëse, por ka lidhje të ngushta me Trumpin.

Ajo arriti që ta bënte atë që pak të tjerë kanë mundur – ta ndihmojë kontrollimin e impulseve të Trumpit – jo duke e qortuar apo duke i mbajtur leksione, por duke e fituar respektin e tij dhe duke i dëshmuar se i bie më mirë kur i ndjek këshillat e saj, sesa kur i shpërfill ato.

“Susie është e fortë, e zgjuar, inovatore dhe e admiruar dhe e respektuar në mënyrë universale. Është nder i merituar që ta kemi Susie-n si gruan e parë shefe të stafit në historinë e Shteteve të Bashkuara. Unë nuk kam dyshim që ajo do ta bëjë vendin tonë krenar” – tha Trumpi në një deklaratë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit