8.8 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Trumpi del para Harrisit në sondazhin e ri të gazetës “The Wall Street Journal”

- Advertisement -

Sondazhi sugjeron se një varg reklamash negative në fushatë dhe vetë performancën e kandidatëve kanë minuar disa përshtypje pozitive për Harrisin, të cilat votuesit i kishin formuar, pasi nënpresidentja e kishte zëvendësuar presidentin Joe Biden si kandidate e pritshme pastaj zyrtarisht si e nominuar e Partisë Demokratike.

Pikëpamjet për Harrisin janë bërë më negative nga gushti, kur dy grupe në mënyrë të barabartë e shihnin atë në mënyrë të favorshme dhe të pafavorshme. Tani, pikëpamjet e pafavorshme mbizotërojnë me 8 për qind epërsi – 53 me 45 për qind. Për më tepër, votuesit ia kanë dhënë Harrisit vlerësimin më të dobët për performancën si nënpresidente në tri herët kur gazeta WSJ i ka pyetur për këtë nga korriku. Vetëm 42 për qind janë të kënaqur me punën e saj, ndërsa 54 për qind jo.

Në anën tjetër, pikëpamjet për Trumpin janë bërë më pozitive. Votuesit e vlerësojnë mandatin e tij si president më pozitivisht se në çfarëdo pike të këtij cikli zgjedhor. 52 për qind ishin të kënaqur me punën e tij në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa 48 për qind jo – epërsi pozitive prej 4 për qind, që është kontrast me epërsinë prej 12 për qind të pakënaqësisë me punën e zonjës Harris.

Për më tepër, votuesit i japin Trumpit epërsi solide në shumicën e rasteve, kur pyeten për agjendat dhe politikat e kandidatëve. Për 10 për qind, më shumë votues kanë qëndrim pozitiv se negative për planin ekonomik të Trumpit për vendin, ndërsa pikëpamjet negative kanë epërsi prej 4 për qind kundrejt atyre pozitive sa i përket planit ekonomik të Harrisit.

Sondazhi u krye në kohën kur drejtuesit e fushatave të dy kandidatëve kanë shpenzuar shumë në reklama për ta formësuar imazhin e dy rivalëve, sidomos atë të Harrisit, që është figurë dukshëm më e panjohur për votuesit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit